Urime Kosovë

Pas shum viteve tmerruese që i perjetuam ne gjat kohës së para luftës e dhe pas saj edhe për ne erdhi dita ti gëzohëmi lirisë e pavarësisë. Ishte muaji shkur i vitit 2008 kur e gjith Kosova po festonte pavarësin e sajë, e nga atëher e demi më tani shum shpejt kalun 10 vite, 10 si shtet i pavarur. E gjith Kosova po përgaditëj për të festuar vitin jubilar të pavarësis, të gjith po përgaditëshin në mënyren e tyre që 17 shkurtin e këtij viti ta bënin special për secilin nga ne, kësaj inciative vendosem ti bashkohëmi edhe ne në mënyrën tonë.

Dizajneret tonë dizajnuan diqka kreative që tu shërbente të gjithëve për të uruar Kosovën tonë, ideja ishte realizimi i një frame (korniz) e që do të dërgohej në Facebook për tu aprovuar nga ana e tyre, donim që të krijonim diqka nepermjet të cilës klijentet dhe fansat tonë të uronin njëri tjetrin pët 10 vjetorin e pavarësisë.

Korniza në profil, kamer horizontale dhe atë vertikale.

Dizajni jonë i cili në vete përmbante edhe flamurin e Kosovës u pranua nga Facebook dhe ishte aktiv që të përdorej nga perdoruesit e Facebook-ut nga i gjith Globi, “Urime Kosovë” u aprovua.

Kjo korniz u dizajnua që të shpërndahej sa më shum dhe kështu ndodhi kjo korniz e mbushi Facebook-un me ngjyrat e flamurit Kosovarë në më shum se 25 mijë profile, saktësisht 25412 profile u dekoruan me dizajnin tonë e tëgjith bashkë po uronin për një Kosovë më të bashkuar e tëperparuar.

Ne si staf i Rraha Design ju falenderojmë të gjithëve që e pëlqyet dhe e përdorët kornizën tonë, së bashku e mbushëm Facebook-un me ngjyrat e flamurit tonë.

Aty ku kreativiteti ndjen komoditet…